Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 5 August 2026
Hendboll

Kosova organizon Kampionatin Mesdhetar të Hendbollit për të Reja

Pas sukseseve me Botërorin U19 në Egjipt dhe Evropianin U17 në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës ka siguruar një tjetër ngjarje madhore ndërkombëtare.

Nga 8 deri më 15 shkurt 2026, Prishtina do të presë Kampionatin e 19-të Mesdhetar për hendbolliste të reja.

Aty pritet pjesëmarrja e deri në 14 kombëtareve nga vendet me traditë në këtë sport.

Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, e ka cilësuar këtë një sukses historik:

“Për herë të parë një federatë sportive në Kosovë fiton organizimin e një Kampionati Mesdhetar. Ky është një hap i madh për hendbollin tonë dhe një provë gjenerale për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’”.

Ngjarja do të shërbejë për afirmimin e talenteve të reja, ngritjen e nivelit të garave dhe promovimin e Prishtinës si qendër sportive e rajonit.