Bayern fundos Dortmundin në Klassiker

Bayern - Borussia 2-1
Bayern - Borussia 2-1

Bayern Munich triumfoi 2-1 ndaj Borussia DortmundKlassiker-in e 113-të të Bundesligës, duke barazuar rekordin gjerman të vetë Dortmundit me 11 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet në fillim të një sezoni.

Që në fillim, “Die Roten” u dukën si një skuadër e pandalshme në ndërtim e sipër. Joshua Kimmich testoi Gregor Kobel nga distanca, përpara se portieri i Dortmundit të bënte një pritje të dyfishtë ndaj goditjeve të Michael Olise dhe Luis Díaz. Por kjo ishte vetëm hyrja për golin e parë të ndeshjes, që erdhi në minutën e 22-të: Harry Kane kërceu më lart se të gjithë për të goditur me kokë një këndore të Kimmich në shtyllën e parë, duke mposhtur Kobel.

Ky ishte goli i 12-të në kampionat për Kane, dhe Bayerni nuk pati shumë shqetësime nga rivalët në pjesën e parë. Megjithatë, pjesa e dytë solli një Dortmund më të gjallë, që rrezikoi me një goditje me kokë të Felix Nmecha që kaloi ngjitur me shtyllën. Pak më pas, Karim Adeyemi pati një mundësi të artë kur mbeti i lirë në zonë, por rrëshqiti në momentin e goditjes dhe topi shkoi jashtë.

Dortmundi nuk e shfrytëzoi momentin pozitiv dhe u ndëshkua për këtë në mënyrë të dhimbshme, dhjetë minuta para fundit. Jobe Bellingham, fillimisht i saktë në prapavijë për të ndërprerë një krosim të Díaz, ngurroi në zonë dhe Michael Olise përfitoi për të shtyrë topin në rrjetë nga afërsia, duke dyfishuar avantazhin.

Trajneri Niko Kovač reagoi me zëvendësime, por ndoshta shumë vonë. Julian Brandt e ngushtoi diferencën menjëherë, duke devijuar në portë një pasim të Julian Ryerson. Kjo i dha fund ndeshjes një ritëm të çmendur, por Dortmundi nuk arriti dot të barazonte, pavarësisht përpjekjeve.

Me këtë fitore, Bayerni shkon në +7 pikë ndaj Dortmundit, edhe pse kujtojmë që “Die Schwarzgelben” sezonin e kaluar rikuperuan një disavantazh prej 9 pikësh dhe humbën titullin vetëm për shkak të golaverazhit. Gjithsesi, kampionët në fuqi mbeten skuadra me serinë më të gjatë pa humbje në pesë ligat kryesore të Europës dhe i japin fund një serie prej tre ndeshjesh pa fitore ndaj Dortmundit.

Standings provided by Sofascore