
Real Betis arriti një fitore të ngushtë, por të rëndësishme ndaj Alavesit, duke triumfuar me rezultatin 1-0 falë golit të hershëm të Giovani Lo Celsos.
Sfida e zhvilluar në “Benito Villamarín” u karakterizua nga shumë kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të ashpra, por Betis mbrojti me sukses avantazhin minimal.
Argjentinasi Lo Celso shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 16-të, pasi përfitoi nga një top i kthyer në zonë. Pavarësisht përpjekjeve të Alavesit për të rikthyer baraspeshën, portieri Antonio Sivera ishte në një formë të shkëlqyer, duke ndalur disa tentativa të rrezikshme të vendasve.

La Liga – Java 2
Real Betis – Alaves 1-0
Golashënues: Giovani Lo Celso 16
23.08. 17:00
Mallorca – Celta Vigo
23.08. 19:30
Atl. Madrid – Elche
23.08. 21:30
Levante – Barcelona
24.08. 17:00
Osasuna – Valencia
24.08. 19:30
Real Sociedad – Espanyol
24.08. 19:30
Villarreal – Girona
24.08. 21:30
R. Oviedo – Real Madrid
25.08. 19:30
Ath Bilbao – Rayo Vallecano
25.08. 21:30
Sevilla – Getafe