
Kombëtarja e basketbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës u eliminua nga Kampionati Evropian pasi u mposht nga Polonia me rezultat 80:72 në fazën e të tetave të finales. Megjithatë, një moment emocional ndodhi pas ndeshjes në zonën mikse, kur John Roberson po jepte një deklaratë dhe u ndërpre nga bashkëlojtari Jusuf Nurkiç.

Organizatori i lojës, Roberson, u dëmtua në fundin e takimit, çka ndikoi dukshëm në ecurinë e ekipit. Përndryshe ky basketbollit është analizuar edhe nga ana e Trepçës si një mundësi për ta transferuar.
“Ndjej dhimbje, kam dëmtuar pjesën e pasme të kofshës. Nuk e di sa është serioze, do të bëjmë disa teste dhe do të shohim. Urime Polonisë, kishim një plan të mirë, por nuk arritëm ta zbatojmë deri në fund”, tha Roberson.
Kur u pyet nëse do të luajë në kualifikimet për Kupën e Botës, ai u përgjigj shkurt: “Do të shohim.”
Në atë moment ndërhyri Jusuf Nurkiç, i cili i dha një vlerësim publik dhe të sinqertë amerikanit me përvojë.
“Dua të them diçka. Ai erdhi vetëm pesë ditë para fillimit të përgatitjeve dhe na dha një energji të veçantë. Pa të, nuk do të ishim këtu. Faleminderit, John”, tha Nurkiç, fjalë që dukshëm e prekën Robersonin, duke e lënë në prag të lotëve.
Nurkiç ishte lojtari më efikas për Bosnjën me 20 pikë, ndërsa Roberson shtoi 19. Për Poloninë, Jordan Loyd shënoi 28 pikë, ndërsa Mateusz Ponitka 19.
Polonia do të përballet me Turqinë në çerekfinale, të martën.