Çfarë shkruan mediat e Zvicrës për vendimin e Albian Hajdarit që ta përfaqësojë Kosovën

#post_seo_title

Ka bërë bujë të madhe vendimi i Albian Hajdarit për të përfaqësuar Kosovën dhe jo Zvicrën.

22-vjeçari i lindur dhe i rritur në Zvicër, që ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e kombëtares helvetike dhe ka një paraqitje me ekipin A të saj, të hënën zgjodhi zyrtarisht të luajë për Kosovën.

Lajmi, i publikuar fillimisht nga “Blick”, u pasua gjerësisht nga mediat zvicerane. “Hajdari po ashtu zgjedh Kosovën para Zvicrës”, shkroi televizioni SRF, duke rikujtuar rrugëtimin e tij me Zvicrën. Ndërkohë, “20 Minuten” doli me titullin “Zemër e re në fushë: Hajdari zgjedh Kosovën”, duke theksuar se Zvicra sërish është refuzuar nga një lojtar me dy shtetësi.

albian hajdari
albian hajdari

“Blue Sport” vuri në pah se Hajdari është lojtari i tretë që së fundmi largohet nga Zvicra për një përfaqësuese tjetër, pas Leon Avdullahut dhe Eman Kospos, i cili zgjodhi Bosnjë-Hercegovinën.

Në anën tjetër, “Blick” e cilësoi këtë si një “goditje të rëndë” për Federatën Zvicerane, duke theksuar se mbrojtësi i Hoffenheimit ka qenë i grumbulluar disa herë me kombëtaren helvetike. Gazeta po ashtu e quajti këtë një “sukses tjetër të Agim Ademit” dhe përpjekjeve të FFK-së për të bindur lojtarët shqiptarë me dy shtetësi.

albian hajdari
Çfarë shkruan mediat e zvicrës për vendimin e albian hajdarit që ta përfaqësojë kosovën - kërlaçki

Sipas “Blick”, Hajdari ka zgjedhur Kosovën edhe për faktin se në këtë përfaqësuese do të ketë më pak konkurrencë krahasuar me Zvicrën, ku qendërmbrojtës si Manuel Akanji, Nico Elvedi, Aurele Amenda dhe Stefan Gartenmann vlerësohen më lart në hierarki.