Champions League, sonte edhe katër ndeshje tjera të raundit të parë

Olimpija
Olimpija - Kairat 1-1

Mbrëmë janë zhvilluar 10-ndeshje të raundit të parë të UEFA Champions League dhe një natë magjike për tre skuadrat shqiptare, ku nga tre përballje nxorrën dy fitore në shtëpi, Drita e Egnatia, ndërsa baras në udhëtim Shkëndija

Malmo
Iberia Malmo 1 3

Fitore suprizuese arriti kampioni i Gjibraltarit, Lincoln në udhëtim në Ishujt Faroe ndaj Vikingur, ndërsa rezultatet tjera u mbyllën kryesisht famës që kanë ekipet.

Malmo suedeze fitoi si mysafir 3-1 kundër kampionëve të Gjeorgjisë, Iberia, kurse dy ndeshje ishin të barabarta dhe për nga rëndësia që kanë në futbollin evropian, si në Lubjanë Olimpija ndaj kazakëve të Kairat Almaty (1-1).

Nga skuadrat e Ballkanit, Zrinjki i kroatëve të Bonjës dhe Hercoginës nga Mostari fituan mysafir (2-0) në San Marino, kurse Buduçnosti i Podgoricës pësoi humbje në udhëtim në Armeni kundër Noah (1-0).

Katër ndeshjet e sotme

FK Žalgiris (Letoni) – Hamrun Spartans (Malta)

  • Ora: 16:00 

  • Përballje interesante mes kampionëve të Lituanisë dhe Maltës. Hamrun Spartans janë një ekip me përvojë ndërkombëtare, ndërsa Žalgiris ka një histori të fortë në kompeticionet evropiane.

FCSB (Rumani) – Inter Club d’Escaldes (Andorrë)

  • Ora: 18:30

  • FCSB është një nga klubet më të njohura në Rumani, ndërsa Inter Escaldes përfaqëson futbollin e Andorrës. Ky do të jetë një test i vështirë për ekipin andorran përballë skuadrës absolutisht favorite të Rumanisë. 

Ludogorets Razgrad (Bullgari) – Dinamo Minsk (Bjellorusi)

  • Ora: 18:30 

  • Ludogorets ka një histori të suksesshme në Ligën e Kampionëve dhe është favorit në këtë përballje kundër Dinamo Minsk e që megjithatë është emër nga ish-futbolli sovjetik, por tani shteti i Bellorusisë është i sanksionuar dhe shumë larg famës së para viteve  90-ta.

Shelbourne (Irlandë) – Linfield (Irlandë e Veriut)

  • Ora: 20:45 

  • Një derbi i ishullit të Irlandës mes dy ekipeve ikonike. Shelbourne ka një formë të mirë në ligën irlandeze, ndërsa Linfield ka eksperiencë ndërkombëtare. Ky ndeshje pritet të ketë interesim të madh në Ishullin e ndarë të Irlandës.

Rezultatet e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve mbrëmë

  • Egnatia (Alb)Breidablik (Ice) 1:0

  • Virtus (San)Zrinjski (Bih) 0:2

  • Drita (Kos)Differdange (Lux) 1:0

  • TNS (Wal)Shkëndija (Mkd) 0:0

  • Vikingur (Fai)Lincoln Red Imps (Gib) 2:3

  • Olimpija Ljubljana (Slo)Kairat Almaty (Kaz) 1:1

  • Levadia (Est)RFS (Lat) 0:1

  • Iberia 1999 (Geo)Malmo FF (Swe) 1:3

  • Noah (Arm)Buduçnost (Mne) 1:0

  • KuPS (Fin)Milsami (Mda) 1:0

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.