
Klubi bullgar CSKA Sofia FC ka njoftuar ndarjen me sulmuesin anësor nga Kosova, Zymer Bytyqi.
Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së Superligës bullgare, pasi palët ranë dakord për ndarjen e kontratës me marrëveshje të përbashkët.
Ky lajm u konfirmua nga vet klubi përmes faqes së tyre zyrtare.
“Futbollisti ofensiv Zymer Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-së,” thuhet në njoftim.
“Sot, klubi dhe lojtari i dhanë fund marrëdhënies kontraktuale në mënyrë të ndërsjellë.”
Gjatë kohës me fanellën e kuqe, Bytyqi luajti 20 ndeshje dhe shënoi 5 gola. CSKA i uron atij shumë suksese në sfidat e ardhshme.