
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, kanë dalë zyrtarisht në shitje.
Kjo përballje zhvillohet më 10 tetor 2025, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Biletat mund të blihen vetëm online përmes platformës zyrtare në këtë link:
👉 eu.ebileta.al
Çmimet e biletave sipas tribunave:
-
Tribuna Veriore & Jugore: 10 euro
-
Tribuna Lindore: 20 euro
-
Tribuna Perëndimore: 30 euro
-
VIP: 100 euro
UDHËZIME PËR BLERJEN ONLINE TË BILETAVE
-
Regjistrohuni në platformën e biletave.
-
Zgjidhni tribunën dhe më pas ulësen e preferuar.
-
Pasi të bëni përzgjedhjen, vazhdoni me pagesën online.
-
Prisni që të gjenerohet bileta dhe fatura elektronike.
-
Bileta do t’ju arrijë edhe në email (kontrolloni edhe folderin SPAM).
-
Bileta duhet patjetër të jetë e printuar në format A4 dhe me kualitet të lartë.
TË RËNDËSISHME:
-
Biletat janë të personalizuara, prandaj çdo person duhet të ketë biletën e vet, pavarësisht moshës.
-
Nëse nuk e merrni biletën në email, mund ta rikuperoni përmes kodit tuaj personal në këtë link:
👉 Rikupero biletën
-