Mesfushori holandez i FC Barcelona, Frenkie de Jong, ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes së fundit të El Clásico, në të cilën Real Madrid triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Barcelonës.
De Jong foli për incidentin mes mbrojtësit vendës, Dani Carvajal, dhe sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal.
“Carvajal mund t’i flasë Laminit privatisht. Duke bërë gjeste në fushë, po bën të njëjtën gjë”, deklaroi De Jong.
“Nëse je shok skuadre dhe e njeh, mund ta telefonosh në vend që ta bësh këtë në fushë”, shtoi ai.
Reali mposhti Barcën 2:1, duke rrëmbyer tri pikë me plot meritë për t’u shkëputur me pesë sosh në krye të renditjes.