Derbi në Samadrexhë, sfida të forta edhe në Gjakovë – zhvillohet xhiroja e gjashtë në Superligën e hendbollit për femra

Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në hendboll për femra, me përballje të rëndësishme që pritet të sjellin emocione dhe rivalitet të lartë.

E gjithë vëmendja do të përqendrohet në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, ku të shtunën nga ora 20:00 do të zhvillohet derbi ndërmjet Samadrexhës dhe kampiones në fuqi, Istogut. Të dy skuadrat kanë nga katër fitore në po aq ndeshje dhe synojnë ta vazhdojnë ecurinë pozitive për të dëshmuar ambiciet për titull.

Një tjetër ndeshje interesante e kësaj jave do të luhet në Gjakovë, ku Shqiponja do të përballet me Terezën. Takimi nis të shtunën në orën 16:00, njëjtë si edhe përballja mes Besës dhe Prishtinës.

Xhiroja e gjashtë do të mbyllet të dielën me ndeshjen ndërmjet Ulpianës dhe Ferizajt, e cila do të luhet nga ora 14:00.

Liga e Parë (femra) – xhiroja e katërt:

Liga e Parë (meshkuj) – xhiroja e tretë:

Të gjitha këto përballje pritet të japin një pasqyrë më të qartë për renditjen dhe formën e skuadrave në fazën e parë të sezonit.