
Dinamo ka konfirmuar afrimin e mbrojtësit portugez Andre Teixeira. Futbollisti 32-vjeçar ka firmosur kontratën dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Presidenti i klubit, Adrian Bardhi, ishte i pranishëm në prezantimin e lojtarit, i cili pritet të forcojë repartin defensiv të skuadrës kryeqytetase.
Teixeira është formuar në akademinë e FC Portos dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur në disa kampionate evropiane. Përveç klubeve në Portugali, ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave në Izrael, Greqi dhe së fundi në Qipro.
Me këtë transferim, Dinamo City synon të shtojë eksperiencë dhe stabilitet në mbrojtje, ndërsa përgatitet për sfidat e sezonit të ri.