
Mesfushori ofensiv Donat Rudhani ka bërë një tjetër hap në karrierën e tij duke kaluar nga BSC Young Boys te FC Sion.
Megjithëse 25-vjeçari anëtar i Kosovës ka qenë një emër aktiv në futbollin zviceran, ku ka luajtur për një sërë klubesh si FC Aarau, Lausanne-Sport dhe Luzern, por ai sërish nuk ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës.
Ka firmosur me FC Sion deri në vitin 2029
FC Sion ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit kosovar Donat Rrudhani, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga Valais, e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.
26-vjeçari, i formuar fillimisht në Francë dhe më pas në Zvicër me AS Timau dhe FC Black Stars, e nisi karrierën profesionale te FC Aarau, ku u shqua për tre sezone si një nga lojtarët më të rëndësishëm. Në vitin 2022 u transferua te Young Boys, për të vijuar me huazime te Lausanne-Sport dhe FC Luzern.
Ishte pikërisht te Luzerni, gjatë sezonit 2024/25, ku Rrudhani regjistroi një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, me 31 paraqitje, 9 gola dhe 6 asistime.
Mesfushor polivalent, që mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krahë, Rrudhani pritet të sjellë kreativitet, vizion dhe ndjesi për golin në mesin e fushës së Sionit. Drejtori sportiv Barthélémy Constantin u shpreh: “Donat është një lojtar i kompletuar, punëtor dhe ambicioz. Ai njeh mirë kampionatin zviceran dhe tregoi shumë te Luzerni. Profili i tij përputhet me atë që kërkonim për të përforcuar mesfushën tonë.”
Rrudhani i është bashkuar skuadrës këtë të premte dhe ka nisur menjëherë punën me grupin e drejtuar nga trajneri Didier Tholot. “Jam shumë i lumtur që i bashkohem një klubi si FC Sion. Kam ndier besimin e drejtuesve dhe një projekt të qartë. Grupi më ka pritur shumë mirë dhe mezi pres të jap maksimumin për ekipin”, deklaroi vetë lojtari.