Drenica me pronar të ri, njofton kryetari i Komunës?

#post_seo_title

Të shpeshta janë lajmet për privatizime e pronarë të rinjsh nëpër klubet e futbollit të Kosovës, sidomos kur ato paralajmërohen nga ndonjë kryetar komune, ndërsa me ligjet në fuqi, ata nuk kanë asnjë kompetencë ndaj OJQ-ve, siç janë të organizuara kryesisht klubet kosovare, duke mos i përmendur tre-katër klube që pretendojnë të jenë në formën private, kryesisht si Sh.P.K. Ndërkaq nuk mohohet asnjërë që defacto, pothuajse të gjitha klubet kryesore në vend, janë në lidhje të ngusht, varësisht me udhëheqësit komunal, njëherësh shumica prej Komunave udhëheqin edhe me pronat e inftrastrukturës, si stadiumet apo fushat ndihmëse stërvitore.

Nura: Një projekt afatgjatë për të ardhmen e Drenicës

“Klubi i futbollit Drenica, ka hyrë në një etapë të re historike pas privatizimit dhe kalimit në duart e partneritetit gjermano-kosovar, përfaqësuar nga investitorët Thomas Wustenfeld dhe Faton Seferi”, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, duke e cilësuar këtë si një moment historik për klubin dhe komunitetin.

“Marrëveshja synon ndërtimin e një projekti ambicioz dhe afatgjatë që jo vetëm do të mbështesë të tashmen e klubit, por edhe do të sigurojë një të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja”.
“Ky nuk është vetëm një nënshkrim formal, por një angazhim i thellë për ngritjen e klubit tonë në majat e lavdisë. Ngjyrat kuq e zi do të vazhdojnë të mbrohen me dashuri dhe përkushtim të pakushtëzuar,” ka deklaruar Nura.