Drita mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj FCSB-së – Ballkani pa gola

FCSB - Drita 0-1
FCSB - Drita 0-1

Drita mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj FCSB-së me golin e Veton Tushës, ndërsa Ballkani po luan pa gola në “Fadil Vokrri” kundër Shamrock.

FCSB   Drita 0 1
FCSB Drita 0 1

Skuadra e Dritës ka zhvilluar një pjesë të parë të fortë kundër FCSB-së në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Europës, duke e mbyllur me epërsi 0:1.

Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua në minutën e 7-të nga Veton Tusha, i cili përfitoi nga një top i lirë brenda zonës dhe me një goditje të saktë në cepin e poshtëm të majtë të portës, kaloi Dritën në epërsi.

Pas golit, FCSB dominoi në zotërimin e topit dhe pati disa përpjekje të rrezikshme, por mbrojtja e Dritës dhe portieri Faton Maloku u treguan të sigurt. Në minutën e 34-të, Daniel Birligea pati një rast ideal për të barazuar, por Maloku realizoi një pritje të shkëlqyer.

Drita pati edhe një mundësi të mirë me Vesel Limajn në minutën e 20-të, i cili gjuajti nga distanca, por portieri Stefan Tarnovanu e ndali me fat.

Gjatë pjesës së parë, Drita pati disa ndërhyrje të forta, përfshirë një ndërhyrje të Besnik Krasniqit në minutën e 42-të, që solli ndërprerje të lojës.

Në minutën e 45+1, FCSB pati edhe një këndore të fundit me Octavian Popescun, por mbrojtja e Dritës u tregua vigjilente duke larguar rrezikun. U akorduan tre minuta shtesë, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Drita mbyll pjesën e parë me një avantazh të vlefshëm dhe do të kërkojë ta ruajë apo thellojë atë në pjesën e dytë për të arritur një rezultat pozitiv në këtë përballje ndërkombëtare.

 

FCSB – Drita 0-1

Goli i Veton Tushës në epërsinë e Dritës në minutën e 7-të

Ballkani – Shamrock 0-0

40′ Sërish reagim i ngathët i Ballkanit, topi sillet nëpër zonë, në fund këndoret dhe më në fund pas kësaj topi kapet nga Goluboviç.

39′ Batarrello lëndohet, inkuadrohet Jashanica.

39′ Dalje e gabueshme e portierit të Ballkanit pas këndores së irlandezëve të Shamrock. Ishte rrzik topi të përfundonte në portë, por intervenon Goluboviç.

34′ Deliu rrëmbyeshëm nga distanca pas këndores, por jashtë.

20′ Almir Kryeziu depërtim nga e majta e në qendër, gjuan jashtë.

15′ Smajli gjuan direkte nga distanca, pret portieri.

12′ Ballkani rast ideal