
Kampioni i Kosovës, Drita, do të zbresë sonte në fushë për sfidën vendimtare ndaj Differdange 03, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja luhet në Luksemburg, në stadiumin “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, me fillim nga ora 20:00.
Skuadra nga Gjilani ka epërsinë e fitores 1-0 nga ndeshja e parë në Prishtinë, falë golit të Arb Manajt, dhe tashmë kërkon ta menaxhojë me sukses rezultatin për të siguruar për herë të parë kalimin në raundin e dytë të këtij kompeticioni prestigjioz.

Ndërkohë, interesimi për këtë përballje është rritur edhe në tregjet e basteve. Sipas koeficienteve të publikuara nga bet365, për ndeshjen e dytë favorizohet lehtë skuadra vendase:
Fitorja e Differdange: 2.45
Barazimi: 3.10
Fitorja e Dritës: 2.75

Këto kuota tregojnë një sfidë të baraspeshuar, ku vendasit kanë një përparësi minimale sipas tregut të basteve, ndërsa Drita, ndonëse me kuotë më të lartë për fitore në 90 minuta, mban ende epërsinë në rezultatin e përgjithshëm.
Be the first to comment