Drita zbulon kundërshtarët: Përballje e mundshme me një skuadër shqiptare!

Drita
Drita

Kampioni i Kosovës, Drita, ka hyrë në histori këtë edicion duke u kualifikuar për herë të parë në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Pas një paraqitjeje mbresëlënëse kundër Differdange (1-0 dhe 2-3), skuadra nga Gjilani përgatitet për një përballje madhore me gjigantin danez Copenhagen, transmeton “Kërlaçki”.

UEFA ka publikuar tashmë vazot e rrethit të tretë, ku Drita ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në rast se eliminon Copenhagenin.

Fituesi i këtij dueli do të kalojë në Grupin A të raundit të tretë, për t’u përballur me një nga fituesit e çifteve:

  • Lech Poznan – Breidablik
  • Riga – Malmö
  • KuPS – Kairat

Ky moment shënon një arritje historike për klubin gjilanas, i cili për herë të parë ngjitet në një fazë kaq të avancuar të garës më të madhe evropiane për klube.

Dueli ndaj Copenhagenit pritet të jetë një test serioz për nivelin dhe ambiciet e Dritës.

drita

Europa League si alternativë

Nëse Drita nuk arrin të kalojë gjigantin danez, rrugëtimi evropian nuk përfundon.

Në këtë rast, skuadra do të transferohet në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, ku kundërshtarët e mundshëm do të jenë humbësit e këtyre dueleve:

  • Lech Poznan – Breidablik
  • Shkëndija – Steaua Bukuresht
  • Hamrun Spartans – Dynamo Kyiv

Përballje të vështira me klube me përvojë, që premtojnë duele të forta dhe emocionuese.

Pavarësisht sfidave që e presin, kualifikimi në raundin e dytë ka dhënë një shtysë të madhe për besimin dhe entuziazmin brenda klubit.

Drita po konfirmohet si një përfaqësuese serioze e Kosovës në arenën evropiane, me synimin për të vijuar rrugëtimin historik.

afaton maloku