Edi Martini - Ilir Daja

Edi Martini - Ilir Daja

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, nuk e fshehu kënaqësinë pas fitores 1-0 ndaj Dinamos, por njëkohësisht shfrytëzoi konferencën për shtyp për t’i dërguar edhe një “kunjë” kolegut Ilir Daja.

“Sot ishte sikur po luanim me Dinamon e Durrësit, jo me atë të Tiranës”, u shpreh Martini me ironi, në një koment që duket si përgjigje ndaj vlerësimeve të mëparshme të Dajës për lojën e Dinamos.

Martini, i njohur për lidhjen e tij të veçantë me klubin shkodran, shtoi:
“Është dashnia më e madhe që kam ndaj një fanelle. Kjo ndeshje duhej fituar me çdo kusht dhe këtë ua kërkova edhe djemve.”

Edhe pse pranoi se kundërshtari kishte luajtur më mirë për pjesë të ndeshjes, tekniku kuqeblu nuk kishte asnjë dilemë mbi rëndësinë e rezultatit:
“Dinamo luajti më mirë, por ne fituam. Kjo më pëlqen më shumë.”

Vllaznia mposht Dinamon në Shkodër, vendos VAR-i – Daja: Dominuam për 75 minuta, na mungoi vetëm finalizimi

Ilir Daja pas humbjes: “Dominuam për 75 minuta, na mungoi vetëm finalizimi”

Pas humbjes minimale ndaj Vllaznisë në Shkodër, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u shfaq i qetë në analizën e tij për RTSH Sport, duke theksuar dominimin e skuadrës së tij gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.

“Duket që ka një rivalitet të bukur me Vllazninë, sidomos pasi vitet e fundit kemi qenë superiorë ndaj tyre. Tani është kënaqësi të luash kundër një kundërshtari të tillë,” tha Daja.

Tekniku vlerësoi lojën e skuadrës së tij, ndonëse theksoi se fati nuk ishte në anën e tyre:
“Bëmë 75 minuta lojë në fushën e Vllaznisë, ajo që na mungoi ishte vetëm finalizimi. Ata u mbrojtën me një bllok shumë të ulët dhe ne patëm shumë raste, por ky është futbolli.”

Në fund, Daja u shpreh i kënaqur me paraqitjen:
“Ua thashë edhe lojtarëve: ta mbash Vllazninë për 75 minuta në fushën e vet nuk është pak. Ishim më lart në shumë aspekte, përveç golit.”