Ermir Rashica
Ermir Rashica po kalon një formë mbresëlënëse në kampionatin ukrainas. Anësori 21-vjeçar, i cili u transferua në fillim të vitit nga Skënderbeu te Metalist, ka shënuar sot golin e tij të shtatë për klubin ukrainas, krahas tre asistimeve që nga mbërritja.
Në përballjen ndaj Zorya Luhansk, e humbur 1-3 nga skuadra e tij, ishte pikërisht Rashica që barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 31-të, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Rashica është një nga futbollistët më produktivë shqiptarë në elitën ukrainase. Më shumë se ai ka realizuar vetëm Tedi Cara, sulmuesi i Oleksandriyas, me katër gola. Ndërkohë, Arinaldo Rrapaj ka shënuar një gol për Kolos Kovalivka, ku aktivizohen edhe Albin Krasniqi dhe reprezentuesi i Kosovës, Ilir Krasniqi, ndërsa është bashklojtar me reprezenutesin tjetër dardan, Baton Zabërgja.
I rritur mes përfaqësimeve të të rinjve të Kosovës dhe më pas të Shqipërisë, Rashica ka regjistruar 12 paraqitje dhe 2 gola me Kombëtaren U21 të Shqipërisë, ndërsa më parë ishte pjesë e Kosovës U19, me 6 paraqitje dhe 1 gol.
Forma e tij e qëndrueshme me Metalist pritet të tërheqë vëmendjen edhe të ekipeve kombëtare në të ardhmen e afërt.
