Euro 2025: thyen rekordin e pjesëmarrjes një ditë para finales

rekordi në ekran
Rekordi në ekran

Mbrëmë Anglia ka fituar titullin e  kampionit evropian në futboll për femra. Por, shikueshmëria ka arritur kulmin në sportin më të popullarizuar në botë, por për femra këto shifra janë e arritur jashtëzakonisht e madhe, theksojnë mediet ndërkombëtare, përcjellë Kërlaçki.

Gjatë një ndeshjeje të Kampionatit Evropian 2025 për femra, në gjysmëfinale, një ekran në stadium shfaqte mbishkrimin, “Rekord i Ri – 112,535, pjesëmarrja më e lartë e kombinuar në fazën çerekfinale të një Euro për femra”. Ky edicion tashmë i përfunduar është shpallur zyrtarisht si ai me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e turneut.

Ende nuk kishte kalzuar finalja e mbrëmshme dhe kishte kapërcyer shifrën e 600 mijë tifozëve, gjatë ndeshjes së parë të gjysmëfinaleve këtë javë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 574,875 spektatorësh, i vendosur në edicionin e vitit 2022 në Angli.

Pavarësisht kapaciteteve të kufizuara të shumë stadiumeve në Zvicër, aty ku u mbajt kampionati – gjysma e tetë arenave të këtij edicioni kanë më pak se 17,000 vende – dhe ky turne bëhet i pari që shënon një mesatare prej mbi 20,000 tifozësh për ndeshje.

Përveç pjesëmarrjes rekord në stadiume, Euro 2025 ka regjistruar edhe një rritje të madhe në shikueshmërinë televizive në mbarë botën, me transmetime direkte që kanë arritur nivele të reja si në Evropë, ashtu edhe jashtë saj.

Një kulm prej 10.2 milionë shikuesish në Mbretërinë e Bashkuar ndoqën live fitoren e kampioneve në fuqi, Anglisë, ndaj Italisë në gjysmëfinale të martën, duke i dhënë ITV audiencën më të madhe televizive për vitin 2025 deri më tani.

Edhe në SHBA, rrjeti Fox Sports po ka parë shifra historike falë marrëveshjes mediatike që shënon një epokë të re për kompaninë. Me një mesatare prej 925,000 shikuesish që ndoqën kualifikimin e Gjermanisë ndaj Francës në çerekfinale e ku finaleja mesiguri ta tejkaluar pritshmërinë.

Anglia kampione e Evropës në futbollin e femrave – e mposht Spanjën pas penalltive dhe mbron titullin