
E ardhmja e Edon Zhegrovës është gjithnjë e më larg Lille. Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, sulmuesi i Kosovës po i numëron ditët e fundit te klubi francez, ndërsa interesimi për të është shtuar ndjeshëm në javët e fundit.
Romano konfirmon se disa klube kanë nisur kontaktet për transferimin e 25-vjeçarit, i cili nuk është pjesë e skuadrës së Lille në fazën përgatitore që po zhvillohet në Gjermani – një sinjal i qartë se lojtari është drejt largimit.
Në të kaluarën, Napoli kishte tentuar transferimin e Zhegrovës që në muajin maj, por marrëveshja dështoi për shkak të çmimit të lartë që kërkonte Lille.
🚨 Not only Chevalier-PSG, as also Edon Zhegrova can leave Lille in the next weeks as movements continue for the winger.
Napoli made approaches in May but Lille asking price was too high, more clubs are now joining the race. pic.twitter.com/LS2v1lPkl6
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 28, 2025
Vlera e tij në treg pritet të kalojë 7 milionë euro, aq sa Lille kishte paguar për ta blerë nga Baseli në vitin 2022. Forma e mirë dhe profili i tij si lojtar kreativ e bëjnë një objektiv tërheqës për disa klube evropiane.
Largimi i mundshëm i Zhegrovës, së bashku me yje si Jonathan David dhe Lucas Chevalier, mund të ndikojë ndjeshëm në ambiciet e Lille në sezonin e ri dhe sidomos në garat evropiane.
Sezonin e kaluar, Zhegrova shënoi 4 gola dhe dha 1 asistim në 12 paraqitje në Ligue 1, pavarësisht minutazhit të kufizuar.