FC Drita sot nis aventurën historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

FCSB - Drita 0-1
FCSB - Drita, pamje nga ndeshja e parë

Një kapitull i ri po shkruhet për kampionin në fuqi të Kosovës, FC Dritën, që sot do të luajë për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas suksesit në kualifikime, gjilanasit kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë garë dhe e nisin aventurën në Tampere të Finlandës, ku do të përballen me skuadrën vendase KuPS.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:45, dhe të dyja skuadrat synojnë startin me fitore.

Drita
#post_seo_title

KuPS shihet si favorit në letër, por Drita është e vendosur të tregojë karakter dhe të kërkojë befasi që do të bënte jehonë në arenën evropiane.

Drita fitoi ndaj Dundelagges në play-off për të siguruar fazën e grupeve.