
Federata e Futbollit të Spanjës është tërhequr pas reagimeve të shumta, pasi ka fshirë nga faqja zyrtare postimin ku ndeshjen mes Kosovës U21 dhe Spanjës U21.
Në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2027, Federata Spanjolle e kishte paralajmëruar me termin “Territori i Kosovës” në vend të “Kosovës”.
Ky veprim ngjalli indinjatë, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës reagoi menjëherë duke dërguar notë proteste në UEFA dhe duke e cilësuar postimin si të papranueshëm.
Një ditë më vonë, postimi i diskutueshëm nuk ekziston më në faqen e Federatës Spanjolle, ndërsa në publikimet e reja pas ndeshjes janë përdorur vetëm flamujt zyrtarë të të dy shteteve, pa asnjë shmangie terminologjike.
Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovë, ndërsa edhe në të kaluarën kishte probleme të tilla.