Në një atmosferë të mirë sportive në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, kampionet e Kosovës, Fer Volley, e kanë përmbyllur rrugëtimin në CEV Volleyball Challenge Cup me një paraqitje të denjë kundër skuadrës zvicerane Düdingen.
Rezultati përfundimtar:
Fer Volley 1–3 Düdingen
Setet: 17–25, 16–25, 25–19, 21–25
Pas një fillimi të vështirë në dy setet e para, volejbollistet ferizajase reaguan me karakter, duke fituar setin e tretë me lojë të guximshme, të përkrahura nga një publik entuziast dhe atmosferë e zjarrtë në tribuna. Edhe pse mysafiret nga Zvicra siguruan kualifikimin në raundin e radhës, Fer Volley la përshtypje pozitive për organizimin, grintën dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ky prezantim nderon jo vetëm klubin, por tërë volejbollin kosovar, duke dëshmuar rritjen dhe seriozitetin e përfaqësimeve në nivel evropian.