Kampionet e Kosovës në volejboll për femra, Fer Volley, do të presin të mërkurën skuadrën zvicerane Düdingen në ndeshjen kthyese të raundit të parë të CEV Volleyball Challenge Cup.
Takimi do të zhvillohet më 5 nëntor 2025, nga ora 20:00, në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj. Pas një paraqitjeje të qëndrueshme në sfidën e parë në Zvicër, skuadra e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi synon një rezultat pozitiv që do t’i siguronte kalimin në raundin pasues të garës evropiane.
Përpara këtij përballjeje, Fer Volley vjen me moral të lartë pas fitores në derbin vendor kundër KVF Drita, në kuadër të javës së tetë të Raiffeisen Superligës A, ku triumfoi me rezultat 3:1.
Mbështetja e tifozëve vendas pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në përpjekjet e ekipit për të siguruar një kualifikim historik në skenën evropiane.

