Fillon Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FFK-së pas kërkesës së MKRS për parregullsi!

Agim Ademi FFK
Agim Ademi FFK

Federata e Futbollit e Kosovës po mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Punës, pas kërkesës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të përsëritur kuvendin e 20 shkurtit 2025, pas gjetjeve të parregullsive në pjesëmarrjen e dy klubeve të palicencuara.

Ky kuvend po mbahet me qëllim që të rikthehet legjitimiteti i vendimeve të marra më parë dhe të mundësohet zhbllokimi i përfitimeve nga Ligji për Sponsorizime, të cilat ishin pezulluar për të gjitha klubet e futbollit në vend si pasojë e shkeljeve të evidentuara.

Kuvendi ishte planifikuar fillimisht për muajin qershor, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të klubeve kosovare në garat ndërkombëtare.

Tashmë, me mbajtjen e këtij kuvendi, pritet që MKRS të rifillojë procedurat për lëshimin e vërtetimeve që u mundësojnë klubeve të përfitojnë nga sponsorimet, duke lehtësuar kështu barrën financiare që e kanë mbajtur për muaj të tërë.

“Kërlaçki.com” do t’ju mbajë të informuar me ecurinë e kuvendit.