Finalja e EuroBasketit 2025: Gjermania dhe Turqia për titullin evropian

erxhan osmani
erxhan osmani

Spektakli i madh i basketbollit evropian do të kulmojë këtë të diel me finalen e EuroBasket 2025, ku përballë do të jenë Gjermania dhe Turqia. Gjermanët, kampionë aktualë bote, kaluan bindshëm në gjysmëfinale ndaj Finlandës, ndërsa turqit nën drejtimin e Ergin Atamanit eliminuar me lehtësi Greqinë.

Finalja do të zhvillohet të dielën më 14 shtator në orën 20:00. Po ashtu, e njëjta ditë do të sjellë edhe ndeshjen për vendin e tretë mes Greqisë dhe Finlandës, që nis në orën 16:00.

Ky është një moment historik për të dy finalistët:

  • Gjermania siguron medaljen e saj të katërt në Evropë (pas arit në vitin 1993, argjendit në 2005 dhe bronzit në 2022) dhe synon “kurorën e dyfishtë” pas triumfit në Kupën e Botës vitin e kaluar.

  • Turqia, ndërkohë, arrin medaljen e dytë evropiane pas argjendit të vitit 2001 dhe ka mundësinë të shkruajë historinë me titullin e parë kontinental.

erxhan osmani
erxhan osmani

Rrugëtimi deri në finale

Gjermania në Grupin B ka mposhtur Malin e Zi 106-76, Suedinë 105-83, Lituaninë 94-67, Britaninë e Madhe 78-59 dhe Finlandën 91-61. Në 1/8 ka mposhtur Portugalinë 85-58, në 1/4 Slloveninë 99-91 dhe sot në gjysmëfinale sërish Finlandën 98-86.

Turqia në Grupin A ka mposhtur Letoninë 93-73, Çekinë 92-78, Portugalinë 95-54, Estoninë 84-64 dhe Serbinë 95-90. Në 1/8 ka mposhtur Suedinë 85-79, në 1/4 Poloninë 91-77 dhe sonte në gjysmëfinale Greqinë 94-68.