Zekerija Ramadani

Drita ka arritur një fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur Shelbourne me rezultat 1-0 në Dublin, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Hajzeraj, duke i siguruar skuadrës gjilanase tre ndeshje pa humbje dhe një total prej 5 pikësh në grup.

Pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajneri Zekerija Ramadani u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij:

“Dua t’i përgëzoj futbollistët për fitoren. Ishte një ndeshje dinamike, me shumë angazhim dhe përkushtim. Edhe epërsia numerike në fushë na ndihmoi për ta menaxhuar më mirë lojën. E dinim që Shelbourne do të bënte presion, por ne u mbrojtëm mirë dhe e shfrytëzuam momentin kur duhej.”

Ramadani e vlerësoi lart këtë fitore, duke e cilësuar si një ndër më të rëndësishmet në arenën ndërkombëtare për klubin:

“Pa dyshim, është një nga fitoret më të mëdha në një nivel më të lartë garash. Megjithatë, çdo fitore ka peshën dhe rëndësinë e vet – qoftë në garë për titull apo për një vend në Evropë. Ne respektojmë çdo rezultat, qoftë fitore, barazim apo humbje.”

 

LIVE: Shelbourne – Drita 0-1, Shkëndija – Jagiellonia 1-1