Fund dramatik në Skenderaj – Malisheva përmbys Drenicën, Prishtina dhe Drita tregojnë forcën

ferizaj - prishtina
Ferizaj - Prishtina

Java e 7-të e Superligës së Kosovës është mbyllur me emocione të forta dhe përmbysje dramatike. Ballkani fitoi bindshëm 3-0 ndaj Prishtinës së Re, ndërsa Drita tregoi karakter kampioni duke përmbysur Dukagjinin nga 0-1 në 3-1. Llapi tronditi Gjilanin me fitoren 4-1, duke e vënë në pozitë të vështirë trajnerin Ardian Nuhiu. Spektakli më i madh erdhi në Skenderaj, ku Drenica humbi një epërsi të dyfishtë dhe Malisheva arriti ta përmbysë ndeshjen në minutat shtesë, duke fituar 3-4 falë një autogoli dramatik në minutën e 92-të. Ndërkohë, dueli i tensionuar FerizajPrishtina, i ndërprerë për shkak të përleshjeve të tifozëve, përfundoi me fitore të thellë të Prishtinës 5-0.

 

rezultatet - superliga java 7
rezultatet superliga java 7

 

tabela- superliga java 7
tabela- superliga java 7

FERIZAJ – PRISHTINA 0-5 Muja 29′, Milevski 41′, Zeqiri 45’+10, Baftiu 68′, Ahmeti 81′

Ka rifulluar ndeshja ka minuta e 12-të.

Ndeshjfa e ndërprerë, dy tifozeritë, Ujqit dhe Plisat janë përleshur jashtë stadiumit. Ndërsa Plisat para pak çastesh kanë hedhur këtë foto në facebook.


DRENICA – MALISHEVA 3-4 Chachon 4′, Uka 13′, 58′  – Aliu 45′, Bruti 71′, Ferati 75′, Autogol 90’+2

 


LLAPI – GJILANI 4-1 Gnapi 3′, 49′, Peci 20′, Ramadani 45’+1 – Aganspahiç 58′

 


DRITA – DUKAGJINI 3-1 Balaj 23′, Manaj 54′, Ibrahim 85′ – Isufi 20′

 


PRISHTINA E RE – BALLKANI 0-3 Potoku 40′, Kryeziu 54′, 65′