Fundjava e fundit para nisjes së kampionatit, sot zhvillohen disa miqësore

Qatip Osmani
Qatip Osmani

Vetëm një javë na ndan nga starti i kampionatit, ndërsa kjo fundjavë shënon fazën përfundimtare të përgatitjeve për skuadrat pjesëmarrëse. Shumica e ekipeve tashmë kanë krijuar formacionet dhe strategjitë e tyre, ndërsa sot do të zbresin në fushë për ndeshjet e fundit testuese.

Drita është kthyer nga Bukureshti, ku zhvilloi takimin e parë ndaj FCSB-së, dhe tani po përgatitet për ndeshjen kthyese. Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Ballkani, po përgatitet për një udhëtim të gjatë drejt Dublinit në Irlandë. Ndërkohë, ekipet e tjera të Superligës dhe Ligës së Parë do të masin forcat në disa miqësore brenda vendit.

Programi i ndeshjeve miqësore të sotme:

  • MalishevaPrishtina
    Stadiumi “Liman Gegaj”, ora 17:30

  • Liria – Ferizaj
    Stadiumi “Përparim Thaçi”, ora 17:30

  • 2 Korriku – Podujeva
    Stadiumi i 2 Korrikut, ora 17:00