
Futbollisti i FC Differdange, Andreas Buch, ka pranuar se agresiviteti dhe forca fizike e Dritës ishin elementët vendimtarë që bënë diferencën në përballjen mes dy skuadrave.
Sipas mesfushorit gjerman, skuadra nga Gjilani bëri diferencën duke dominuar në duelet fizike, përcjellë “Kërlaçki”.
“Ata ishin, pa dyshim, fizikisht pak më mirë se ne, do të thosha,” deklaroi Buch pas ndeshjes.
“Për dallim nga ndeshja e parë, në ndeshjen e kthimit ishin gjithashtu shumë, shumë agresivë . Ne thjesht nuk arritëm ta gjejmë veten në lojë. Nuk e di pse”, shtoi ai, duke reflektuar mbi performancën e skuadrës së tij.
Në anën tjetër, mesfushori i Differdange, Luis Jakobi, ka shprehur zhgënjimin e tij pas eliminimit, duke vënë theksin te goli i hershëm që pranoi skuadra e tij dhe mungesa e kreativitetit në fazën ofensive. Ai theksoi se starti i dobët në ndeshje ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit.
“Nuk duhej të pësonim gol aq herët. Kur je në disavantazh prej dy golash, bëhet shumë e vështirë të rikuperosh,” u shpreh Jakobi pas ndeshjes.
Ai shtoi se ishte i zhgënjyer edhe me minutat e pakta që mori në këtë sfidë: “Isha i zhgënjyer me minutazhin, sepse kisha bërë një ndeshje shumë të mirë në Kosovë. Por në fund ishte vendimi i trajnerit dhe duhet ta pranoj.”
“E patëm shumë të vështirë të krijonim raste kundër Dritës. Ata ishin të disiplinuar dhe nuk na lanë hapësira,” tha mesfushori.
Drita u bë skuadra e parë kosovare që kalon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Sa qindra mijëra euro siguroi Drita pas kalimit në raundin e dytë?