
Short i vështirë – tre ekipe kalojnë tutje
Pas sukseseve të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, do të nisë këtë edicion të UEFA Futsal Champions League nga Main Round – Path A, faza e rezervuar për kampionët e ligave më të forta evropiane.
Skuadra kosovare është pjesë e Grupit 4, ku do të përballet me emra të njohur si Sporting CP (Portugali), Kairat Almaty (Kazakistan) dhe Novo Vrijeme Makarska (Kroaci). Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Makarska, Kroaci, nga 28 tetori deri më 2 nëntor 2025.
Ky grup bën pjesë në fazën Main Round – Path A, që përfshin skuadrat me koeficientet më të larta në futsallin evropian. Sipas rregullores së UEFA-s, tri skuadrat e para në secilin grup kalojnë në fazën e 1/16-ave, duke ruajtur shpresat për kualifikimin në “Elite Round”.
Me përvojën e fituar gjatë viteve të fundit, FC Prishtina 01 synon të sfidojë çdo kundërshtar dhe të shkruajë një kapitull të ri në historinë e klubit dhe të futsallit kosovar.
Vllaznia Shkodër dhe Forca nga Shkupi në raundin paraeliminator
Dy ekipet tjera shqiptare, kampionët e Shqipërisë, Vllaznia nga Shkodra dhe kampionët e Maqedonisë Veriore, Forca, do të nisin garat nga raundi i parë paraeliminatorë.
Forca bënë pjesë në Grupin A dhe luan kundër tre skuadrave nga Armenia, Andorra dhe San Marino.
Grupi A: Yerevan Futsal Club (ARM), Futsal Club FORCA (MKD), FC Encamp (AND), S.S. Murata (SMR)

Vllaznia bënë pjesë në Grupin B me skuadrat nga Holanda, Mali i Zi dhe Islanda, ndërsa ndeshjet zhvillohen në Shkodër
Grupi B: Tigers Roermond (NED), KMF Bajo Pivljanin (MNE), KF Vllaznia (ALB), Ísbjörninn (ISL).
Ndeshjet zhvillohen nga 26-31 gusht.
Be the first to comment