Galatasaray trondit Liverpoolin, Bayern dominon, Atletico ngadhënjen, Tottenham zhgënjen në veri

Bayern
Bayern

Inter dhe Marseille shkëlqejnë, Chelsea fiton minimalisht – Galatasaray ndal Liverpoolin, Bayern dominon, Atletico bind, Tottenham fundoset në veri

Griezmann
Griezmann

Java evropiane solli një kombinim emocionesh dhe surprizash. Inter fitoi bindshëm 3-0 ndaj Slavias me dygolëshin e Lautaro Martinez dhe një gol të Dumfries, duke treguar formë të lartë.

Chelsea mjaftoi me një autogol të Rios për të mposhtur Benficën 1-0 në “Stamford Bridge”.

Marseille shkëlqeu me një fitore të thellë 4-0 ndaj Ajax-it, duke dominuar nga fillimi në fund.

Ndërkohë, Galatasaray tronditi sërish Liverpoolin në Stamboll me një penallti të Osimhen (1-0), duke lënë anglezët me vetëm një fitore në tokën turke.

Bayern Munich u tregua i pamëshirshëm ndaj Pafos-it në Qipro (1-5), duke siguruar vendin e parë në grup.

Atletico Madrid triumfoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt, duke fundosur gjermanët me një lojë të bindshme.

Ndërkohë, Tottenham u ndal nga Bodo/Glimt në Norvegji (2-2), duke u dorëzuar në të ftohtin skandinav megjithëse në fund shpëtuan një pikë të vlefshme pas disavantazhit 2-0.

Liverpool
Liverpool

 

Video: Golat, xhiroja e dytë e Ligës së Kampionëve