Garat në Ligën e dytë fillojnë më 23 gusht, ndërsa Superliga U19 dhe U17 më 39 gusht.

FFK - shorti
FFK - shorti

Sot u bë tërheqja e shortit për Ligën e Dytë, Superligën e juniorëve dhe Superligën e kadetëve për edicionin e ri 2025-2026.

Sot në ambientet e FFK-së në prani të Kryetarit të Komisionit të garave, Ardian Llumnica, është bërë hedhja e shortit për tre kategori garuese në nivel nacional, Liga e Dytë e cila garat i fillon më 23-24 gusht, ndërsa që Superliga e juniorëve dhe kadëteve me 30-31 gusht.

Liga e Dytë (kategoria e tretë) asnjëherë në historinë e saj nuk ka qenë kaq e fort me klube të njohura të ish-Superligës ku do të jetë garë e ngushtë për ngjitje lart, me klube si Flamurtari, Kosova Vr, Ulpiana, Lepenci, Fushë Kosova, Rahoveci, Vllaznia e Pozharanit dhe Arbëria, Të gjitha këto skuadra dikur kanë garuar në elitën e futbollit të Kosovës.

Sipas shortit, në javën e parë, takohen:

Liga e dytë

Kosova Vr – Deçani

Vllaznia – Dukagjini

Ulpiana – Rahoveci

Lepenci – Flamurtari

Arbëria – Dielli

Drini i Bardhë – Fushë Kosova

Mitrovica – Top Football

Dardania – Podujeva

Rilindja – Sharri

Interesant pa dyshim është gara te U19 e Superligës, kampioni i së cilës garon në UEFA Youth League, aty ku tani e vite 2 Korriku është i pakompromis si fitues të titullit të kampionit.

Nga Superliga e Kosovës në Kategorinë e 3-të: Tetë iklubet që tani do të garojnë në nivelin e tretë të garave

Superliga e juniorëve

Vëllaznimi – Fushë Kosova

Ferizaj – Trepça’89

2 Korriku – Ramiz Sadiku

Drita – Trepça

Vushtrria – Flamurtari

Drenica – Gjilani

Llapi – Dukagjini

Prishtina – Ballkani

Te U17, titullin e kampionit do të provoj të mbrojë Prishtina me trajnerin e saj të ri, Jeton Berisha.

Superliga e kadetëve

Llapi – KEK-u

Q.S.Prishtina – Drita

Ballkani – Prishtina

Olti – Ferizaj

Trepça’89 – Gjakova

Vushtrria – Kurda

Peja – Rilindja

Ramiz Sadiku – 2 Korriku