
Edon Zhegrova pritet të marrë një tjetër shans nga Juventusi, ku shihet favorit ndaj Franscisco Conceiçaos për të startuar ndaj Atalantas.
Sulmuesi anësor shqiptar ka punuar shumë dhe mund t’i jepet rasti për këtë ndeshje, shkruan Gazzetta dello Sport.
Trajneri Igor Tudor rikthen Bremerin në qendër të mbrojtjes, pasi e ka pushuar ndërsa Pierre Kalulu mund të rikthehet në krah.
Në sulm, Jonathan David shihet si favorit për rolin e qendërsulmuesit.
Kujtojmë se Zhegrova ka debutuar tashmë në Serie A ndaj Veronës, ku luajti vetëm 10 minuta në pjesën e dytë, njëjtë sikurse edhe në Champions League.