Gjermania shënoi një fitore bindëse 91-61 ndaj Finlandës, duke siguruar vendin e parë në Grupin B të Kampionatit Evropian. Franz Wagner ishte protagonisti kryesor me 23 pikë dhe 7 kërcime, ndërsa Dennis Schroder shkëlqeu me lojën e tij të gjithanshme – 16 pikë dhe 9 asistime. Johannes Thiemann kontribuoi me 12 pikë. Edon Maxhuni ndaj Gjermanisë: 9 pikë, 1 asist, 1 kërcim.
Pavarësisht një fillimi të balancuar – Gjermania udhëhiqte vetëm me dy pikë pas çerekut të parë (21-19) – skuadra gjermane nisi të shkëputet në periodën e dytë, duke hyrë në pushim me avantazhin 50-36. Wagner realizoi 15 nga pikët e tij në pjesën e parë, ndërsa Schroder udhëhoqi sulmin që në fillim me 7 pikë në çerekun e parë.
Në anën tjetër, ylli i Finlandës, Lauri Markkanen, pati një mbrëmje të vështirë – u ndal në vetëm 11 pikë dhe 9 kërcime. Olivier Nkamhoua ishte lojtari më i mirë për finlandezët, duke realizuar një double-double me 16 pikë dhe 11 kërcime.
Gjermania vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, duke hyrë në çerekun e fundit me avantazh të thellë 69-49, dhe e mbylli ndeshjen pa vështirësi, duke kufizuar Finlandën në vetëm 57 pikë.