
SC Gjilani sot ka prezantuar edhe transferin e 5-të brenda këtij afati të verës.
Mbrojtësi nga Spliti i Kroacisë, Mario Zebić, 29-vjeç, ka arritur marrëveshje dyvjeçare me skuadrën e kuqe të “Skifterave”.
Kroati së fundi ka qenë pjesë e skuadrës shumë pak të njohur bullgare, Hebar Pazardzhik, anëtare e kategorisë së dytë të Bullgarisë me që rast ka regjistruar 18 paraqitje, ndërsa që të gjitha si titullar në fund të edicionit të sapo përfunduar.
Më poshtë gjeni ardhjet tjera nga Gjilani
Be the first to comment