Gjyqtarët kosovarë vlerësohen në arenën evropiane: Drejtësi pa të meta në ndeshjet ndërkombëtare

Genc Nuza
Genc Nuza

Pesë gjyqtarë nga Kosova — Genc Nuza, Bujar Selimaj, Granit Hyseni, Dardan Çaka dhe Burim Jahmurataj — kanë gjykuar me sukses ndeshje të rëndësishme në kuadër të garave ndërkombëtare të UEFA-s.

genc nuza
genc nuza

Këta zyrtarë të drejtësisë në fushën e gjelbër kanë qenë pjesë e ndeshjes së fazës “play-off” të Conference League, mes Strasburgut të Francës dhe Brøndbyt nga Danimarka. Përballja u mbyll pa gola dhe pa fitues, ndërsa gjykimi u vlerësua i drejtë dhe pa asnjë vërejtje — një arritje që i bën nder futbollit kosovar.

Vlen të theksohet se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka filluar të zbatojë plotësisht rregulloret e UEFA-s, duke kaluar nga sistemi i shortit në përzgjedhjen me delegim të gjyqtarëve për ndeshjet, bazuar në vendimin e komisionit përkatës.