Gjyqtarët

Ndërsa gjyqtarët me stemë të FIFA-s, Genc Nuza, Visar Kastrati dhe Mervan Bejtullahu, nuk gjykojnë!

Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, dhe Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve, Gani Havolli dhe Zenel Qorraj, vazhdojnë të marrin vendime kontraverse, të nxitura nga dikush, apo edhe vetë, fare nuk ka rëndësi.

Në javën e 13-të është rikthyer të gjykojë në Superligë Gramos Shala, i cili të njëjtin fundjavë kishte gjykuar në kategorinë e tretë, Sharri – Lepenci.

Ndërkohë, Genc Nuza, që nga ndeshja Gjilani – Dukagjini, dhe Visar Kastrati e Mervan Bejtullahu, që nga ndeshja Llapi – Drenica, nuk janë angazhuar në gjykim. Kastrati do të jetë, çuditërisht, në VAR, sërish në “Zahir Pajaziti”, në përballjen Llapi – Prishtina e Re.

FFK-ja lejon të cenohet protokolli i ndeshjes për një “gabim teknik”, ndërsa për gabimet e gjyqtarëve, përgjegjësinë e mbajnë vetë ata.

Gjyqtarët e ndeshjeve:

Llapi – Prishtina e Re, e shtunë, 8 nëntor, ora 13:00
Gjyqtarë: Dardan Çaka, Granit Hyseni, Drilon Rexhepi, Egzon Dakaj.
VAR dhe A-VAR: Visar Kastrati dhe Lumturije Muhadri.

Drenica – Ballkani, e shtunë, 8 nëntor, ora 13:00
Gjyqtarë: Mentor Ajeti, Bujar Selimaj, Zgjim Rrahimi, Ilir Mehmeti.
VAR dhe A-VAR: Burim Jahmurataj dhe Edmond Zeqiri.

Malisheva – Gjilani, e diel, 9 nëntor, ora 13:00
Gjyqtarë: Alban Shala, Fatmir Sekiraqa, Bekim Rama, Valon Bajgora.
VAR dhe A-VAR: Eridon Podvorica dhe Arbnor Bullatovci.

Ferizaj – Dukagjini, e diel, 9 nëntor, ora 13:00
Gjyqtarë: Gramos Shala, Alban Ejupi, Enis Bejtullahu, Erdall Zasella.
VAR dhe A-VAR: Lirim Jashari dhe Gëzim Mehmeti.