
Greqia “mbijeton” dramën dhe i jep fund pritjes 16-vjeçare: Giannis dhe shokët e tij të tretët në Evropë!
Kombëtarja greke e basketbollit ka triumfuar në sfidën për vendin e tretë ndaj përfaqësueses së Finlandës, duke fituar medaljen e bronztë në Eurobasket, pas një mungese 16-vjeçare në podiumin evropian.
Pas një ndeshjeje të ngarkuar emocionalisht dhe me shumë tension, skuadra e udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo ia doli të rikthehet mes më të mirëve në kontinent, duke u renditur në vendin e tretë dhe duke marrë një shpërblim të merituar për një turne të shkëlqyer.