Vetëm 10 minuta lojë i mjaftuan Hoffenheimit për të kaluar në epërsi ndaj Mainzit në përballjen e kësaj jave në Bundesligën gjermane.
Aksioni nisi nga krahu i majtë me Albian Hajdarin, i cili ndërtoi një lëvizje të shpejtë dhe ia dorëzoi topin krahun e majtë ku pastaj u harkua te Fisnik Asllanit në zonë. Sulmuesi shqiptar nuk arriti ta kontrollojë plotësisht topin, por presioni i tij ndikoi që mbrojtësi i Mainzit, Andreas Hanche-Olsen, të gabonte duke e devijuar topin në rrjetën e portës së vet.
Hoffenheim po tregon formë të shkëlqyer këtë sezon dhe aktualisht po mban vendin e tretë në tabelën e Bundesligës me 22 pikë, aq sa ka edhe Leipzig. Skuadra ndodhet vetëm gjashtë pikë larg kryesuesit Bayern Munich.