Jacob Neestrup: Drita treguan sërish se dinë t’i bëjnë ndeshjet të luftuara

Jacob Neestrup
Jacob Neestrup

“Takimet e raundit të dytë kanë vetëm një qëllim – të kualifikohesh. Kjo është gjithçka që ka rëndësi, dhe tani jemi të sigurt që do të luajmë në një nga tre fazat e grupeve”, u shpreh trajneri i FC Copenhagen, Jacob Neestrup, pas fitores së përgjithshme 3-0 ndaj FC Drita nga Kosova.

“Ata treguan sërish se dinë t’i bëjnë ndeshjet të luftuara, ashtu siç kanë bërë edhe në përballjet e kaluara europiane. Shkuan fort në duele, dhe gjërat u vështirësuan për ta pas kartonit të kuq – një vendim që më duket plotësisht i drejtë, ashtu si edhe dy penalltitë që shkaktuan në ndeshjen e parë në ‘Parken’”.

“Vetëm për një periudhë të shkurtër në pjesën e dytë i lejuam të hynin në lojë, por për pjesën tjetër të ndeshjes mendoj se e kishim kontrollin në dorë.”

“Pjesa e dytë ishte kryesisht çështje kohe për t’u mbyllur, por siç thashë, e vetmja gjë që ka rëndësi është kualifikimi – dhe këtë e arritëm. E ndërtuam këtë sukses që në ndeshjen e parë në shtëpi, ku treguam qetësi dhe durim dhe mund të kishim fituar edhe me rezultat më të thellë. Sot nuk pati asnjë moment tensioni – dy fitore dhe dy porta të paprekura”.

“Dua të falënderoj rreth 100 tifozët e FCK-së që udhëtuan deri këtu. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë, sepse nuk është aspak e lehtë të arrish këtu. Takova edhe një familje me prejardhje nga Kosova që jeton në Danimarkë dhe ndodhej këtu për vizitë – ishte kënaqësi t’i takoja. Dhe gjatë ndeshjes, i pamë dhe i dëgjuam tifozët tanë”, ka përfundoi Neestrup.