
Sulmuesi shqiptar, Jasir Asani (30), është zyrtarizuar në kampionatin iranian, ku ka firmosur me gjigantin iranian Esteghlal Teheran, klub që garon në elitën e futbollit të Iranit.
Asani ka nënshkruar një kontratë që e mban te Esteghlal deri në fund të sezonit 2026-2027.

“Asani ka nënshkruar një kontratë një sezon e gjysmë dhe do t’i bashkohet ekipit menjëherë pas përfundimit të marrëveshjes me klubin korean Guangju”, kishte shkruar Esteghlal në deklaratë më herët, ndërsa tani është bërë edhe zyrtare.
Asani, i cili kishte qenë pjesë e Guangju FC në Korenë e Jugut, po kalonte një formë të shkëlqyer edhe me përfaqësuesen e Shqipërisë, ku kishte spikatur sidomos gjatë kualifikimeve të Euro 2024 me golat dhe asistimet e tij.
Në karrierën e tij, 30-vjeçari kishte luajtur për disa skuadra: Partizani, Tirana dhe Vllaznia në Shqipëri, Skënderbeu, Shkupi në Maqedoni, përpara se të kalonte te Guangju FC në Korenë e Jugut.