
Java e parë e fazës së grupeve në UEFA Champions League 2025/26 sjell katër superpërballje që premtojnë spektakël. Interi rikthehet pas finales së humbur sezonin e kaluar përballë Ajax-it në Amsterdam, Liverpool pret Atletico Madridin në një tjetër duel klasik, Chelsea viziton Bayernin në një takim me shumë emocione, ndërsa kampioni në fuqi PSG nis mbrojtjen e titullit kundër Atalanta-s në “Parc des Princes”.
Ajax: Jaros, Gaaei, Itakura, Baas, Wijndal, Regeer, Klaassen, Taylor, Edvardsen, Weghorst, Godts
Inter Milan: Sommer, de Vrij, Akanji, Bastoni, Dumfries, Mkhitaryan, Barella, Calhanoglu, Dimarco, Thuram, Esposito
Finalistët e sezonit të kaluar, Inter Milan, e nisin edicionin e ri me një sfidë të vështirë në Amsterdam kundër gjigantëve holandezë Ajax. Të dyja skuadrat kanë objektiva të larta – Ajax synon kthimin në fazat me eliminim direkt, ndërsa Interi kërkon të rikuperojë pas një fillimi të dobët në Serie A. Me plot emra të njohur në fushë, kjo ndeshje pritet të vendoset nga detajet dhe forma momentale.
Liverpool – Atletico Madrid
Liverpool: Alisson, Frimpong, Konate, van Dijk, Robertson, Gravenberch, Wirtz, Szoboszlai, Salah, Isak, Gakpo
Atl. Madrid: Oblak, Llorente, Le Normand, Lenglet, Galan, Simeone, Barrios, Gallagher, Gonzalez, Raspadori, Griezmann
Liverpool i Arne Slot është në një seri pozitive në Premier League dhe do të kërkojë ta transferojë formën edhe në Evropë, përballë një Atletico Madridi të paparashikueshëm. Simeone e njeh mirë Anfieldin dhe dinamikën e Ligës së Kampionëve. Ky duel do të jetë një përplasje stilesh: presioni dhe intensiteti i “The Reds” përballë pragmatizmit të skuadrës madrilene.
Bayern Munich: Neuer, Laimer, Upamecano, Tah, Stanisic, Kimmich, Pavlovic, Olise, Gnabry, Diaz, Kane
Chelsea: Sanchez, Gusto, Adarabioyo, Chalobah, Cucurella, James, Caicedo, Neto, Fernandez, Palmer, Joao Pedro
Chelsea udhëton në Mynih për të përballuar një nga favoritët e zakonshëm të turneut. Cole Palmer rikthehet në formacionin e Bluve, ndërsa trajneri Maresca përgatit një sfidë taktike ndaj gjermanëve. Bayern, i udhëhequr nga yjet e saj dhe me eksperiencë në fazat e larta të Champions-it, do të kërkojë të nisë me këmbë të mbarë. Një duel që premton ritëm dhe emocione deri në fund.
Paris Saint-Germain – Atalanta
PSG: Chevalier, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Kvaratskhelia, Mayulu, Barcola
Atalanta: Carnesecchi, Kossounou, Hien, Djimsiti, Bellanova, Musah, de Roon, Bernasconi, Pasalic, De Ketelaere, Maldini
Kampioni në fuqi, PSG, nis mbrojtjen e trofeut ndaj një Atalanta-je që ka surprizuar në Evropë vit pas viti. Luis Enrique ka krijuar një ekip dominues, ndërsa Atalanta e re e Ivan Juric kërkon të befasojë sërish. Me mungesa në të dy kampet, sidomos në repartin ofensiv, kjo ndeshje mund të varet nga forma individuale dhe përvoja në ndeshje të mëdha.