Kenan Sipahi: Nga lagjet e Prishtinës deri te lufta për finalen e EuroBasket 2025

kenan sipahi
Kenan Sipahi

Historia e Kenan Sipahit është shembulli i rrallë se si pasioni dhe këmbëngulja mund të mposhtin çdo paragjykim. Nga fëmijëria në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, ku nisi hapat e parë me topin e basketbollit, deri tek përfaqësimi i Turqisë në një nga kompeticionet më të mëdha evropiane, ai ka dëshmuar se ëndrrat nuk kanë kufij. Sot, në moshën 30-vjeçare, Sipahi është një nga figurat e përfaqësueses turke, duke kontribuar me lojën e tij në EuroBasket 2025.

Kenan Sipahi (Spahiu), para ca kohësh gjatë kampionatit që po mbahet, ka dhënë intervistë për gazetarin Andi Loxha. Sipahi është reprezentues i Turqisë i cili sot në gjysmëfinale do të ndeshet për një vend në finale kundër rivalëve të përbetuar, grek.
Kenani ka lindur në Prishtinë më 26 maj 1995. Tani 30-vjeçari luan për ekipin që është formuar që tetë vjet — Bahçeşehir të Stambollit në Superligën e Turqisë.

Në EuroBasket 2025 mesatarja e tij është 6.4 pikë për ndeshje, së bashku me 4 asistime dhe 1.9 kërcime për ndeshje

kenan sipahi
kenan sipahi

Sipahi (Spahiu) ka dhënë një intervistë të zgjeruar për gazetarin tonë, Andi Loxha:

“Me basketboll kam filluar së pari ku e kemi pasur shtëpinë në lagjen Kodra e Diellit (Prishtinë). Atëherë edhe vëllau im, Kemali, stërviste në lagjen Dardania dhe shkoja e ndiqja stërvitjet. Pastaj fillova të luaja njëherë në lagje, dhe pas lagjes pastaj fillova në Prishtinë dhe në lagjen Dardania në shkollën ‘ArdaRei’, aty kam filluar, dhe pas asaj nëna ishte ajo që më ka shtyrë që të ndjek me rregull stërvitjet. E kam dashur gjithnjë basketbollin, kam luajtur edhe futboll, por basketbollin e doja më shumë dhe ja ku jam tani.”

kenan sipahi
kenan sipahi dhe ilda abazi në martesën e tyre

Sipahi e konsideron veten të minoritet turk në Kosovë, në Prishtinë, por është i martuar me shqiptaren, modelen Ilda Abazi që në vitin 2021.

Në qytetin e Prishtinës thuhet se gjatë një seance stërvitore, një prej trajnerëve më me emër në qytet dhe Kosovë, me shumë trofe në supet e tij, e kishte larguar nga parketi me motivacionin se ky djalosh, atëherë, nuk ia kishte haberin lojës së basketbollit.