Kombëtarja e Kosovës në hendboll është grumbulluar në prag të ndeshjeve me Britaninë e Madhe, pjesë e fazës së parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
Stërvitja e parë po zhvillohet në palestrën e Lipjanit dhe po udhëhiqet nga selektori i ri, Jesper Ostlund.
Suedezi i suksesshëm Ostlund u emërua në këtë post në fillim të shtatorit dhe do të debutojë të mërkurën në Derby ndaj Britanisë së Madhe.
Ai po asistohet nga Jasmin Zhuta, i cili gjithashtu ka një karrierë të shquar në Suedi.
Nën drejtimin e shtabit të ri teknik, shumica e lojtarëve të ftuar po marrin pjesë në stërvitje.
Grupi i plotë do të kompletohet të hënën, derisa përgatitjet për ndeshjet vendimtare vazhdojnë.