Kombëtarja U21 e Kosovës ka arritur të marrë një barazim të rëndësishëm në transfertën e vështirë ndaj Finlandës, duke vazhduar serinë pozitive në kualifikueset për EURO 2027.
Në një ndeshje të zhvilluar në kushte të acarta në qytetin Turku, “Dardanët” treguan karakter dhe morën një pikë të madhe, vetëm katër ditë pas fitores bindëse 4-0 ndaj Qipros.
Ky barazim e çon Kosovën në kuotën e 8 pikëve, dy më pak se Finlanda që mban vendin e dytë në Grupin A. Me këtë rezultat, Kosova mbetet në garë të plotë për pozitat kualifikuese dhe e ruan pamposhtmërinë në këtë edicion.
Standings provided by Sofascore