Kosova U21 tregon karakter ndaj Spanjës, por mposhtet

Foto: Nikollë Quni
Foto: Nikollë Quni

Kombëtarja U21 e Kosovës pësoi humbje ndaj Spanjës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe.

Spanjollët fituan me rezultat 3:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, me golat e Roca, Bravo dhe Nino.

Barazimin e përkohshëm për Kosovën e shënoi Arianit Hasani.

Pas dy ndeshjeve të para, Spanja ka 6 pikë dhe pozicionohet e dyta në Grupin A, ndërsa Kosova është e katërta me 1 pikë, të cilën e siguroi nga fitorja ndaj Rumanisë në transfertën e javës së kaluar.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon në shtëpi më 14 tetor kundër San Marinos.