kek-u

KEK-u

KEK-u po kalon periudhë të vështirë në historinë e saj.

Pasi merkatoja ishte e bllokuar deri vonë dhe mungesa e pagave kanë bërë të pamundur rikthimin e skuadrës në formë. Me vetëm dy fitore dhe pesë humbje pas shtatë javësh në Ligën e Parë, situata e rëndë ka kulmuar me dorëheqjen e trajnerit Afrim Visoka, i cili vendosi të largohet duke marrë përsipër përgjegjësinë për ecurinë e dobët.

Se me çfarë trajneri do të vazhdoj skuadra, mbetët të shihet në vazhdim, por nëse nuk zgjedhen problemet financiare e vështirë se mund të ndodh ndonjë mrekulli  në fushën e gjelbër.