Kroatët i bëjnë jehonë moderatores shqiptare Eva Murati

eva murati
Eva Murati

Moderatorja shqiptare Eva Murati ka tërhequr vëmendjen e mediave në Kroaci për prezantimin e saj në emisionet sportive, veçanërisht ato që lidhen me Ligën e Kampionëve. Portali kroat Index.hr, përcjellë Kërlaçki, i kushton një artikull të veçantë Muratit, duke e cilësuar si “hit” në vendin e saj.

“Në rrjetet sociale, adhuruesit e futbollit vënë në pah bukurinë e saj, ndërsa popullariteti i saj dëshmohet edhe nga numri i madh i ndjekësve. Në Instagram ka rreth 1.3 milion ndjekës, ndërsa në Facebook rreth 60 mijë”, shkruan Index.hr.

Murati ka treguar për median kroate se si nisi rrugëtimi i saj në televizion:

“Kam drejtuar një emision për stil jetese. Kur televizioni fitoi të drejtat për Ligën e Kampionëve, kërkonin një moderatore që do të punonte me një koleg mashkull. Shkova në audicion dhe e fitova rolin.”

E pyetur për përvojën si grua në një fushë kryesisht të dominuar nga meshkujt, Murati u shpreh:

“Askush nuk merret me mënyrën se si është veshur një moderator mashkull, por të gjithë flasin për atë që ka veshur një moderatore.”

Ajo e pranon se nuk ka ardhur nga fusha e sportit, por ka punuar me përkushtim për të fituar dijen dhe besimin e publikut. Përpjekjet e saj janë shpërblyer me mundësinë për të drejtuar e vetme emisionin kushtuar Ligës së Kampionëve.

Në artikull përmendet gjithashtu se Eva Murati e nisi karrierën si modele dhe aktore në moshë të re, ndërsa sot është e njohur si një ndër figurat më të spikatura të ekranit shqiptar.

Ky shkrim nga Index.hr tregon se suksesi dhe profesionalizmi i figurave publike shqiptare po tejkalojnë kufijtë, duke u vlerësuar edhe në media ndërkombëtare.