Kur Figo i kërkonte falje Tottit: Më fal që të vjedha Topin e Artë

#post_seo_title

Raporti mes legjendave Luis Figo dhe Francesco Totti, vite më parë ishte i njohur për rivalitetin e tyre në fushë, por gjithmonë i shoqëruar nga respekt.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Barcelonës i dërgoi Tottit një mesazh, duke i kërkuar falje për Topin e Artë të vitit 2000:

“Më fal që të vjedha Topin e Artë – ti e meritove atë.”

“E mrekullueshme, Francesco, po plakesh, eh? Gjithë të mirat, shoku im,” vazhdoi Figo, duke rikthyer kujtimet e një rivaliteti sportiv që mbeti gjithmonë i shoqëruar nga respekti mes dy yjeve.

Ky moment rikthen kujtimet e të kaluarës, ku rivaliteti në fushë nuk e zbehu kurrë miqësinë dhe respektin mes legjendave.

Figo kishte fituar Topin e Artë në vitin 2000, çmim të cilin legjenda Totti nuk e fitoi kurrë.

Më së shumti iu afrua në vitin 2001, kur ishte në top-5, por atë vit e kishte rrëmbyer anglezi Owen.